Flash News

E-TJERA

"Donin të më merrnin pasurinë", burg për 36-vjeçarin që plagosi dy persona në Pazarin e Korçës

"Donin të më merrnin pasurinë", burg për

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Jonis Mazllëmi, pasi plagosi me sëpatë tre ditë më parë në Pazarin e Korçës një grua 52-vjeçe dhe një 60-vjeçar.

Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Mazllëmin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Avokati i mbrojtjes kërkoi si masë sigurimi atë të shtrimit të detyruar në spital, por kërkesa u rrëzua nga gjykata për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërtetonte problemet me shëndetin mendor të 36 vjeçarit.

Mazllëmi pretendonte se dy personat që plagosi do e helmonin dhe e përndiqnin për shkak të një pasurie të madhe që i kishte lënë gjyshi. Raportohet se Mazllëmi, për shkak të fobisë nga helmimi, kishte 10 ditë pa ngrënë ushqim.

Të fundit