
“Donte të më vriste edhe mua”, flet shoqja e Klodiana Vefës: Ja pse nuk e denoncoi burrin
Shoqja e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me armë zjarri në rrugë nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e 28 shtatorit, ka rrëfyer detaje nga jeta e së ndjerës.
Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Nazione’, shoqja e shqiptares rrëfen se Klodiana kishte frikë që ta denonconte Alfredin, sepse i druhej faktit që ai mund të hakmerrej ndaj fëmijëve.
E mbushur me ndjenja faji që nuk shkoi ta denonconte vetë, mikesha e së ndjerës thotë se Alfredi e kishte kërcënuar në shumë raste.
“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Alfredi ishte ende rrugëve, i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Ai më urrente dhe më druhej, sepse i dilja përballë. Nuk e kisha frikë. I kam thënë më shumë se njëherë: nëse nuk të denoncon ajo për ferrin që po i bën të jetojë, do ta bëj unë”.
Po përse nuk e denoncoi Klodiana asnjëherë ish-burrin e saj, nëse ndihej në rrezik?
“Për fëmijët. Kishte frikë që nëse e denonconte ai do i bënte keq fëmijëve, në shenjë hakmarrje ndaj saj. Por ishte e bindur edhe për një gjë tjetër… Mendonte se edhe nëse e denonconte, nuk do të ndryshonte asgjë. Më thoshte: ‘Në fund atë që do të bëjë do ta bëjë gjithsesi’.
Shqiptarja ishte kokëfortë, por me zemër të madhe. I donte fëmijët e saj me shpirt. Donte të ishte e lumtur, po përpiqej me gjithë fuqinë e saj. Kishte gjetur dikë me të cilin ndihej mirë. Një burrë i cili ashtu si ajo kishte kaluar vite ferri duke duruar gjithçka sepse donin të rrinin bashkë. E njoh shumë mirë, dhe ai ashtu si unë, deri kur Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tashmë do të duhet të përballemi me çfarë ndodhi: Një dhimbje e papërballueshme dhe një peng që do më torturojë përjetë”.
Nëse do të mund të kthehej pas, çfarë do bënte?
“Do shkoja te karabinierët dhe do ta denoncoja, me ose pa miratimin e Klodianës. Si unë ashtu dhe partneri i saj nuk na e bënte zemra që të vepronim pa dëshirën e saj. Këmbëngulëm shumë. U përpoqëm ta bindnim me çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte bisedën duke thënë: Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot. Ne e respektuam deri në fund.”
Po familja a ishte në dijeni?
“Për mendimin tim dinin shumë pak, ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e qeshur. Shqetësimet apo frikën që kishte ia besonte miqve dhe nuk fliste kurrë keq për Alfredin me të tjerët. Për të thoshte se ishte shumë punëtor. Mund edhe të ketë qenë, por vitin e fundit nuk kishte dhënë më asnjë qindarkë për familjen, ndonëse jetonte nën të njëjtën çati me fëmijët dhe të. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka dhe se kishte marrë paratë e ishte arratisur në Shqipëri”.
“Ajo që mund të them është se Klodiana e parandiente që do e vriste me një plumb pistolete. Nuk ma ka thënë kurrë hapur, por njëherë më la të kuptoja se ai kishte armë, duke shtuar një fjali që nëse e rimendoj më futen të dridhurat: Tashmë e kam kohën e kufizuar…”
Klodiana Vefa ishte nënë e dy fëmijëve, një vajzë 14-vjeçare dhe një djali 17-vjeç.
Të fundit



Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24

Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan
3 Maj 2025, 10:35
Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen
3 Maj 2025, 10:03
Shqiptari humb jetën në aksident me motor në Itali
3 Maj 2025, 09:51




Modeli ekonomik, Shqipëria kampione e Europës në ndërtim
3 Maj 2025, 08:49


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Maj 2025, 08:07
Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në rrezik kombëtar
2 Maj 2025, 23:04
Kosova hap ambasadë në Malajzi
2 Maj 2025, 22:21





Analiza: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e lirë?
2 Maj 2025, 20:54
Pyetjet që gozhdojnë rilindjen, pse qepën gojën Spiropali dhe Manja?
2 Maj 2025, 20:50

Iu refuzua azili në Itali, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit
2 Maj 2025, 20:30
Kthimi i Edi Ramës në fushatën (humbëse) e 2011
2 Maj 2025, 20:22
Momente paniku në Shtutgart/ Makina “shkel” mbi turmën e qytetarëve
2 Maj 2025, 20:02


Berisha: Rama udhëton dy herë më shumë se presidenti i SHBA
2 Maj 2025, 19:00

Phoebe Gates zbulon pa dashje se Bill Gates ka sindromën e Aspergerit
2 Maj 2025, 18:45









SHBA tërhiqet nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë
2 Maj 2025, 16:42
Shenjat e zodiakut që gjithmonë e kuptojnë kur po i gënjen
2 Maj 2025, 16:27


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 15:56
Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija” në Tiranë
2 Maj 2025, 15:41

Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?
2 Maj 2025, 15:08


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 14:34
Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti
2 Maj 2025, 14:33
Banorët e Hotolishtit paralajmërojnë Rama-Ballukun: Ose ne, ose ju
2 Maj 2025, 14:21

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist
2 Maj 2025, 13:59



Begaj pret me ceremoni shtetërore Mbretin Abdullah II të Jordanisë
2 Maj 2025, 13:10


Ekstradohet sot nga Dubai, Florenc Çapja
2 Maj 2025, 12:39
Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit
2 Maj 2025, 12:30
