Flash News

E-TJERA

Dorian Duçka del pas 4 orësh nga SPAK, çfarë tha për gazetarët

Dorian Duçka del pas 4 orësh nga SPAK, çfarë tha

Dorian Duçka, ish-zëvendësministër i energjetikës ka lënë pak minuta më parë ambientet e SPAK.

Ai është marrë në pyetje për rreth 4 orë nga Prokuroria e Posaçme.  

Para gazetarëve, ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment, por u shpreh shkurtimisht: “Mund të pyesni departamentin e drejtësisë në Amerikë”.

Kujtojmë se emri i tij ka dalë në skenë në dosjen e ish- zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Nga ana tjetër edhe SPAK nuk ka dhënë informacion për pyetjet ndaj Duçkës. SPAK më herët ka deklaruar se është duke kryer verifikime në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe do të marrë në pyetje gjithë personat e përfshirë, emrat e përmendur.

 

Të fundit