Flash News

E-TJERA

Doris Pack: Përjashtimi i deputetëve demokratë, dhunim i demokracisë

Doris Pack: Përjashtimi i deputetëve demokratë, dhunim i

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, e ka cilësuar përjashtimin e deputetëve demokratë nga seancat plenare të Kuvendit, si një dhunim të demokracisë.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Pack tha se qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Parlamentit duke e trajtuar atë si një Sovran.

Pack tha se askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë deputetët të hyjnë në Kuvend.

“Mendoj se është e pabesueshme që gjëra të tilla po ndodhin në një demokraci, një vend i cili dëshiron t’i bashkohet BE-së. Qeveria duhet të jetë përgjegjësi dhe llogaridhënëse ndaj Parlamentit, Dhe Parlamenti është fuqia sovrane. Askush nuk mund t’i ndalojë deputetët në këto gjëra. Dhe kjo ëhstë një dhunim i demokracisë se çfarë po ndodh aty”, tha Doris Pack.

Komisioni i Etikës vendosi të përjashtojë dje me 10 ditë Sali Berisha dhe Flamur Noka, ndërsa me 5 ditë Belind Këlliçi dhe Edi Paloka. Kërkesa u adresua nga socialistët, ndërs anë total janë 12 deputetë demokratë të përjashtuar.

Të fundit