Flash News

E-TJERA

Dosja e bandës së Laert Haxhisë, prokurori i Elbasanit paraqitet në SPAK

Dosja e bandës së Laert Haxhisë, prokurori i Elbasanit paraqitet

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Mësohet se do të vendoset nëse dosja hetimore e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani do i kalojë organit të Posaçëm të akuzës apo do të vijojë të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.

Takimi në SPAK u mbajt në kuadër të operacionit “Never Forget” që çoi në pranga 12 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Dëshmia e Artan Tafanit zbuloi 6 nga vrasjet më të bujshme të kryera nga banda e Laert Haxhisë, si edhe një sërë grabitjesh. Haxhiu ndodhet aktualisht në burgun në Greqi, ndërsa është etiketuar nga Tafani si organizatori i vrasjeve të kryera.

Të fundit