Flash News

E-TJERA

Dosja “Partizani”, Gjykata e Posaçme verifikon nesër masat e sigurisë

Dosja “Partizani”, Gjykata e Posaçme verifikon nesër

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë nesër seancën gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Seanca do të mbahet në orën 13:30. Për kryedemokratin Sali Berisha nuk ka ende një njoftim për verifikimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, për të cilën Berisha tha se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe një akt politik nga Edi Rama.

Agjentët e Policisë së Shtetit zbarkuan dje në selinë e Partisë Demokratike për t’i komunikuar masën e sigurisë kryedemokratit, si edhe ndalimin për të dalë jashët vendit.

Berisha refuzoi t’i takojë, ndërsa më herët ai kishte thënë se Rama u tremb nga bashkimi i opozitë dhe se akuzat ndaj tij u bënë me urdhër të kryeministrit.

Të fundit