Flash News

E-TJERA

Dosja "Veliaj", Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Dosja "Veliaj", Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Ish-deputetja Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj.

Bushka është parë duke hyrë në godinën e SPAK, pa dhënë deklarata për mediat.

Ajo po hetohet për dyshime mbi pengim të hetimeve të SPAK në çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se ish-deputetja ka ndërhyrë te persona që po pyeteshin nga prokurorët, duke i orientuar për mënyrën e deklarimeve gjatë marrjes në pyetje.

Të fundit