Flash News

E-TJERA

Droni për Taulant Ballën në ndeshjen Shqipëri-Hungari, FIFA gjobit Shqipërinë  

Droni për Taulant Ballën në ndeshjen Shqipëri-Hungari, FIFA

FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 37.500 franga për shkak dronit që u ngrit në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Hungarisë në kuadër të Botërorit, Katar 2022.

Droni për Taulant Ballën në ndeshjen Shqipëri-Hungari, FIFA

Bëhet fjalë për dronin me parullën për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ku shkruhej "Taulant Balla, Elbasani ty të do".

FIFA ka marrë vendimin për të gjobitur Federatën Shqiptare me argumentin se është "cenuar rendi dhe siguria në ndeshje, 'pushtim' i fushës së lojës, mungesë rregulli, lëshimi i droni me një mesazh të papërshtatshëm për një ngjarje sportive".

Droni u ngrit mbi stadium si një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier.

Të fundit