Flash News

E-TJERA

Dubai, ‘streha’ e sigurt e kriminelëve, juristi tregon si mund të ekstradohen të shumëkërkuarit

Dubai, ‘streha’ e sigurt e kriminelëve, juristi tregon si mund

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nuk kanë një marrëveshje dypalëshe ekstradimi për personat e shpallur në kërkim. Kjo i ka kthyer Emiratet e Bashkuara, e veçanërisht Dubain, në një strehë të sigurt për personat e shumëkërkuar.

Juristi Arbër Hoxha në një intervistë për A2 CNN, ka thënë se ekziston mundësia e nënshkrimit të një marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj arabe.

“Nuk kemi një marrëveshje bilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë Republika e Shqipërisë në vitin 1996 ka nënshkruar Konvetën e Ekstradimit, që është ratifikuar në vitin 1998 nga parlamenti. Ndërkohë që Emiratet e Bashkuara e kanë ratifikuar në vitin 2000. Kjo do të thotë që kuadri ligjor i ekstradimit të shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare ekziston”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, të shumëkërkuarit po shfrytëzojnë mangësinë ligjore, për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri.

“Avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në Shqipëri ata nuk do t’i nënshtrohen një procesi të rregullt ligjor. Për këtë arsye gjykata e vendit përkatës, ka vendosur që ata të mos ekstradohen. Jo se mungon kuadri ligjor, por mbi kuadrin ligjor ka vendosur për mosekstradimin e tyre”, shtoi avokati.

Të fundit