Flash News

E-TJERA

Duka nxjerr blof Ramën: Protokolli i Shtetit e dinte që Albin Kurti po vjen në Tiranë

Duka nxjerr blof Ramën: Protokolli i Shtetit e dinte që Albin Kurti po

Qëndrimi në tribuna të ndara i kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri –Çeki nuk ka kaloi pa zhurmë.

I ftuar në Opinion, Rama deklaroi pak ditë më parë se ardhja e Kurtit në Tiranë ishte e palajmëruar.

Unë nuk merrem me organizimin e protokollit. Unë kisha 3 vendet që kisha vetë dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë. Ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë… Nuk më kishte lajmëruar askush që Kurti ishte në Tiranë. Fare. As protokolli i Kosovës. Fare. As protokollin e Shqipërisë. Fare. 

Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por ishte dhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut me një pjesë tjetër, ishte dhë zv.kryeministrja jonë me të tjerë. Unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret, kush s’çmë pret, nuk ka problem” – tha Rama.

Por një tjetër version ka dhënë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në një intervistë për Neës 24. Ai shprehet se protokolli shtetëror ka qenë i lajmëruar për prezencën në stadium të dy kryeministrave.

“Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit” – tha Duka.

 

 

Të fundit