Flash News

E-TJERA

Dule: Beleri nuk është çështje mes Greqisë e Shqipërisë, por e Shqipërisë me vetveten

Dule: Beleri nuk është çështje mes Greqisë e

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule u shpreh se çështja Beleri nuk është një çështje mes Greqisë e Shqipërisë, por është një çështje e Shqipërisë me vetveten.

I ftuar në emisonin "Ora e Betit", Dule ngre pyetjen se në cilin vend anëtar të BE apo vende kandidate kemi arrestimin e një kandidati dhe tashëm kryetar i zgjedhur, pa asnjë fakt.

"Rama jeton ilzuzionin që do ketë gjithmonë atë trajtimin dashamirës dhe pozitiv në një kohë që është duke punuar sistematikisht kundër disa vlerave të cilat përbëjnë sistemin e meritës për integrim në BE.

Dhe këtu kaloj tek rasti Beleri. Meritë do thotë të plotësosh kriteret e Kopenhagenit. Cështja Beleri së pari nuk është cështjë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Është cështje e Shqipërisë me vetveten. Greqi e trajton plotësisht ashtu. Ju e dëgjuat Mitsotakis që tha se nuk do ndërhyj në punët e drejtësisë të Shqipërisë.

Në cilin vend anëtar të BE apo në vende kandidate për në BE,  kemi arrestimin e një kandidati dhe tashëm kryetar i zgjedhur 48 ora para zhvillimit të zgjedhjeve, pa asnjë fakt", tha ndër të tjera Dule.

Të fundit