Flash News

E-TJERA

“Dy jetë u fikën, ku është drejtësia?”, banorët e Spitallës në protestë pas aksidentit tragjik

“Dy jetë u fikën, ku është drejtësia?”,

Banorë të Spitallës, të afërm dhe moshatarë të Klersi Nikollit dhe Enea Muçajt protestuan për vdekjen tragjike të dy të miturve.

Me pankarta në duar ata kërkojnë drejtësi për dy jetët e humbura tragjikisht, teksa luanin para shtëpisë.

“Dy jetë të mitura u fikën, ku është drejtësia?” “Kjo plagë nuk mbyllet pa drejtësi”; “Ne duam drejtësi për dy engjëjt”; “Dy engjëjt në qiell nuk ishin vetëm numra, ishin fëmijë”; “Duam park për fëmijët.”

Këto ishin disa nga thirrjet që banorët e Spitallës i kanë drejtuar autoriteteve.

Klersi Nikolli 10 vjeç dhe Enea Muça 12 vjeç u përplasën për vdekje nga Nikoll Radaçi, i cili duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave dhe në gjendje të dehur, goditi për vdekje fëmijët që ishin duke luajtur.

I lënduar mbeti edhe një 8-vjeçar i cili aktualisht po kurohet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Një fëmijë i katërt shpëtoi mrekullisht nga tragjedia. Gjykata ka lënë në arrest në burg autorin e aksidentit tragjik.

Të fundit