Flash News

E-TJERA

Dy qëndrimet e Bollinos për Paro Laçin, si po e sulmon opozitën me ‘serbin Berisic’

Dy qëndrimet e Bollinos për Paro Laçin, si po e sulmon

Shqiptarja.com, një portal online i drejtuar nga Carlo Bollino vjen te lexuesit me sloganin ‘media më e besueshme’.

Por, slogani i saj duket thjeshtë formal kur vjen puna për t’i bërë fresk propagandës së qeverisë ‘Rama’.

Për ta kuptuar më thjeshtë, sjellim në vëmendje faktin se si u trajtua me dy qëndrime krejt të kundërta informacioni për Paro Laçin, ish drejtues dhe aksioner i klubit sportiv Partizani deri në 2012 kur ai u arrestua për herë të fundit dhe u ekstradua në Itali për të kryer dënimin 10 vjet burg për trafik droge.

Duke iu referuar titujve të shqiptarja.com, në vitin 2012, arrestimi i Laçit është cilësuar si ‘serbi Berisic Paro’, për t’i vënë në pah identitetin e tij të rremë.

Dy qëndrimet e Bollinos për Paro Laçin, si po e sulmon

Një qëndrim krejt të kundërt e njëjta media me të njëjtin pronar mban në vitin 2023.

Dy qëndrimet e Bollinos për Paro Laçin, si po e sulmon

Këtë herë, duket qartë se po bën lojën e qeverisë duke i dalë në krah dhe duke i ‘shitur’ deklaratat e  tij si një dëshmitar i besueshëm i dosjes ‘Partizani’, në sajë të të cilit u arrestua pak ditë më parë Jamarbër Malltezi dhe u kërkua ‘detyrim paraqitje’ për kreun e PD, Sali Berisha.

Me këto dy qëndrime krejt të kundërta për të njëjtin person, kemi të bëjmë vetëm me pozicionim të medias andej nga ‘fryn era’ e qeverisë.      

Të fundit