Flash News

E-TJERA

Dy shqiptarët gjuajnë me armë pas sherrit, dhunohen nga pronarët e lokalit

Dy shqiptarët gjuajnë me armë pas sherrit, dhunohen nga

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para pas mesnate në një lokal nate në qytetin grek të Volosit.

Mësohet se pas një zënke mes një grupi klientësh dhe dy shqiptarë, këta të fundit kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik.

Pas kësaj dy shqiptarët kanë tentuar të largohen me vrap por janë ndjekur nga pronarët e lokaleve përreth, të cilët i kanë dhunuar.

Për pasojë një prej tyre ka përfunduar në spital nga plagët e marra, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë që dyshohet se ishte në pronësi të një prej shqiptarëve.

Po ashtu janë shoqëruar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të fundit