Flash News

E-TJERA

Dyfishohet çmimi i patentës, 85 mijë lekë për të marrë leje drejtimi të kategorisë B

Dyfishohet çmimi i patentës, 85 mijë lekë për të

Rritet ndjeshëm çmimi i lejes së drejtimi për kategorinë B.

Kështu, duke nisur nga ky vit qytetarët që duan të marrin patentën do të duhet paguajnë dyfishin e çmimit të deritanishëm, 85 mijë lekë.  

Ky vendim vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

 “Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit,”- thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

 

Të fundit