Flash News

E-TJERA

Dyshime për eksploziv në Korçë, një mjet vihet nën kontroll nga forcat xheniere

Dyshime për eksploziv në Korçë, një mjet vihet

Një situatë e dyshimtë është regjistruar në një lagje të qytetit, ku një automjet është vënë nën verifikim nga forcat e rendit pas dyshimeve për praninë e një mjeti të rrezikshëm.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kontrollin e imtësishëm të mjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv për të garantuar sigurinë dhe për të kryer verifikimet e nevojshme teknike.

Sipas burimeve paraprake, nuk përjashtohet mundësia që alarmi të ketë ardhur si pasojë e një pajisjeje gjurmimi GPS të vendosur në automjet, megjithatë autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat.

Deri në përfundimin e kontrollit, situata mbetet e paqartë, ndërsa policia po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për rrezik real apo alarm të rremë.

Të fundit