Flash News

E-TJERA

Dyshohet për pastrim parash, ish zyrtarja Alda Klosi dëshmon nga burgu: Rozeta Dobi më vodhi 120 mijë euro

Dyshohet për pastrim parash, ish zyrtarja Alda Klosi dëshmon nga

Oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 në Ali Dem për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit. Ish zyrtarja e Kryeministrisë po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Klosi i ka qëndruar versionit të mëhershëm se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro, 30 mijë dollarë e disa bizhuteri teksa thotë se dyshon tek pastruesja e saj Rozeta Dobi.

Sipas mediave vendase ajo i ka thënë hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait.

Ish zyrtarja e lartë këmbëngul se shumë prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarësh që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj pasi nuk ka pasur ndonjëherë shuma të tilla.

Ndërkohë pastruesja rrëfen se paratë ishin të ish zyrtares, e cila ja kishte lënë ti ruante dhe në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish burrin e saj me të cilin kishte konflikte.

Të fundit