Flash News

E-TJERA

Dyshohet se do ekzekutonte "të fortin" e Budvas, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Dyshohet se do ekzekutonte "të fortin" e Budvas, arrestohet

Policia malazeze ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.

Ai është arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit, ndërsa dyshohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij nga Armenia, 35 vjeç, ndërsa një tjetër, po nga Armenia, është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin ndodhej armeni, u gjetën dy pistoleta "Glock" me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike "Scorpion" me silenciator, si dhe dy maska ​​silikoni, si dhe disa, palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Të fundit