Flash News

E-TJERA

Dyshohet se konsumoi mbidozë ilaçesh, 23-vjeçari përfundon në spital në Shkodër

Dyshohet se konsumoi mbidozë ilaçesh, 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës ditën e sotme për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh.

Sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, 23 vjeçari, banues në fshatin Dobraç, i cili dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. 23-vjeçari vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ndërkaq grupi hetimor vijon të punojë për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit