Flash News

E-TJERA

“Transaksione me të afërm të Tahirit?”, gazetari: Jo vetëm Morina, në SPAK së shpejti edhe një pronar spitalesh

“Transaksione me të afërm të Tahirit?”, gazetari: Jo

Biznesmeni Julian Morina, i njohur me emrin Lul Morina, dha shpjegime së fundmi në SPAK në kuadër të çështjes se re penale të çelur ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro,  transferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gazetari Flamur Vezaj shkruan në rrjetet sociale se në vijim të këtyre hetimeve, në ditët e ardhshme në SPAK pritet të paraqitet edhe një pronar spitalesh apo biznesmenë të tjerë që dyshohet se kane kryer transaksione huadhenje me te afërm te Tahirit.

Postimi i plotë:

Prokuroret e SPAK-it, kane nis nje hetim pasurore per kriminelin e denuar Sajmir Tahiri, bashkshortes dhe familjareve te tyre!! Ky hetim vjen pas lirimit nga burgu ku ndau ushqimin ne qeli me njerez te botes se krimit si Balili, Bajri etj! Lirimi nga burgu u arsyetua nga Gjykata se bashkeshortja kishte probleme shendetesore! Por edhe pse kishte shqetesimeve serioze shendetesore bizneset e saj gjeneronin miliona leke! Nderkohe na rezulton se ne kohen qe i denuari Tahiri mbante detyren e ministrit, bashkshortja tij ka pranuar mes tjerash 100 mije euro transaksion bankare nga Lul Morina, nje ndertues me te kaluara te dyshimte! E qe tashme u provua se eshte edhe nje ndertues i paligjshem, jo te nje kati shtese por te nje pallati 10 katesh nen hunden e policise e institucioneve shteterore!

Morina njihet si mik i kreut te Bashkise se Tiranes zdromsit lali Erit, vellait te kryeministrit Rama, ortak me indianet e shpallur ne kerkim per mashtrim dhe miq te ish-presidentit Metà, me njohje edhe me grupe te caktuara si dhe zyrtare te drejtesise ne vend!

Sic duket edhe Tahiri paska shfrytezuar miqesin me Morinen qe Ky i fundit ti jap “borxh” shuma te konsiderueshme parash bashkshortes se Ministrit qe ne ate kohe kishte vetem nje rroge si pedagoge!!! E ndersa familjaret e saj, konkretisht i vellai A.Berisha njeherazi kunati i Tahirit, rezulton se gjate periudhes qe i denuari ishte minister ka blere disa prona ne fshatin Vishnje te Tiranes! Prona e transaksione te cilat Po verifikohen nese A.Berisha kishte te ardhura te mjaftueshme per te kryer keto blerje!

E per keto dyshime SPAK-u mori ne pyetje Morinen te cilit i bllokuan telefonin e qe ne ditet ne vazhdim prane SPAK-ut mund te paraqitet edhe nje pronar spitalesh Apo biznesmen te tjere qe dyshohet se kane kryer transaksione huadhenje me te aferm te Tahirit! E cuditshme, gjithmone njerezit me pushtet ose familjaret e tyre, marrin dhurata apo edhe borxhe ne shuma te medha!!!

I denuari Tahiri tashme po ushtron detyren e babysitter me femijet e tij, sipas arsyetimin te gjykates, pasi bashkshortja ka kriza emocionale! E cuditshme, ne shume raste tashme ne Shqiperi, familjaret apo vete zyrtaret e korruptuar kur mbarojne mandatet apo edhe kriminelet kur dalin nga burgu, hapin ferma, dalin pronar tokash, biznesmen te ndertimit, me kompani peshkimi apo investime ne hidrokarbure!

Të fundit