Flash News

E-TJERA

Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht pacienten, pezullohet mjeku kirurg në Korçë

Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht pacienten, pezullohet mjeku kirurg në

Nikolla Nunka, mjeku kirurg i Spitalit Rajonal të Korçës, është pezulluar nga detyra, siç informon vetë spitali.

Pezullimi i mjekut u bë pas denoncimit të një pacienteje për ngacmim seksual.

“Institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e hetimeve të organeve kompetente.

Për këtë shkak deri në një vendim nga organet kompetente ka bere pezullimin e mjekut nga funksionet e tij. Në respekt të procesit hetimor dhe për të garantuar integritetin e tij, Spitali Rajonal Korçë nuk mund të japë në këtë fazë detaje të mëtejshme mbi rastin”, thuhet në njoftim.

Nunka u denoncua nga një paciente e cila kishte shkuar në urgjencë pas shqetësimeve shëndetësore. 21-vjeçarja kishte pasur dhimbje barku dhe të vjella dhe pas vizitave, ishte kërkuar ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandecitit.

Gjatë përgatitjes, pacientja ka treguar se mjeku e kishte prekur në zonën intime dhe kishte tentuar ta puthte.

Të fundit