Flash News

E-TJERA

e-Albania “fiket” për 4 ditë, qytetarët mbeten pa shërbime online

 

e-Albania “fiket” për 4 ditë, qytetarët mbeten pa

Portali qeveritar e-Albania nuk do të jetë funksional për katër ditë, nga 15 deri më 18 maj, për shkak të një procesi mirëmbajtjeje dhe përditësimi të sistemit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja lidhet me punime në infrastrukturën teknologjike dhe synon rritjen e performancës dhe sigurisë së platformës. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bizneset nuk do të kenë akses në shërbimet elektronike që ofrohen përmes portalit.

Pezullimi i plotë i e-Albania ka sjellë reagime nga përdoruesit, të cilët prej kohësh raportojnë probleme me funksionimin e platformës, vonesa në shërbime dhe vështirësi në akses.

Ndërprerja pritet të ndikojë te mijëra qytetarë që përdorin çdo ditë portalin për dokumente, aplikime apo pagesa online, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e shtimit të fluksit dhe radhëve pranë institucioneve shtetërore gjatë këtyre ditëve.

Të fundit