Flash News

E-TJERA

E detyruan të konsumonte dr*gë dhe më pas e përdh*nuan, arrestohen 2 nga autorët

E detyruan të konsumonte dr*gë dhe më pas e përdh*nuan,

Një 26 vjeçare është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e të shtunës nga policia në Vlorë.

Policia ka arrestuar 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohet se dyshohet të kenë detyruar të përdorë lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të me dhunë.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Aktualisht vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësore është më stabël, por vijon të jetë në shok.

Komunikata e policisë: DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit