Flash News

E-TJERA

E futën në kurth me anë të gruas së tij, kush është i riu shqiptari i shumëkërkuar në Itali

E futën në kurth me anë të gruas së tij, kush

Policia spanjolle ka arrestuar Zef Bani, 30 vjeç me origjinë shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet italiane.

Sipas hetimeve, ai është një nga anëtarët e grupit që dhjetorin e kaluar paralizuan një qytet të tërë pasi hynë në korsinë e kundërt të rrugës teksa ndiqeshin me shpejtësi nga policia.

Për muaj të tërë, Zef Bani, 30 vjeç kishte qenë nën hetim nga policia. Ai u kap në Barcelonë të mërkurën ku ishte arratisur prej disa kohësh pas një grabitje.

Sipas hetimeve, ai është një nga anëtarët e grupit që dhjetorin e kaluar paralizuan një qytet të tërë pasi hynë në korsinë e kundërt të rrugës teksa ndiqeshin me shpejtësi nga policia.

Bëhet fjalë për 5 persona që u arratisën me një Alfa Romeo. Por gjatë ndjekjes ata shkaktuan një aksident dhe më pas u arratisën në këmbë. Vetëm njëri prej tyre, Segi Gega u kap dhe u akuzua për grabitje. Tre të dyshuarit e tjerë si pjesë e grupit janë V.T, 30 vjeç, P.S, 26 vjeç dhe M.D, 25 vjeç.

Shqiptarët janë treguar të kujdesshëm në çdo gjë, edhe në komunikime e në udhëtime. Ata kanë përdorur karta SIM të regjistruara në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk kanë folur në celular gjatë grabitjeve.

Po ashtu ata kanë shmangur fluturimet direkte nga Shqipëria drejt Italisë pasi do të ishin subjekt i kontrolleve kufitare.

Për këtë arsye kanë përdorur tranzite nga Spanja dhe Hungaria. Disa prej anëtarëve të grupit, kohët e fundit kanë ndryshuar mbiemrat dhe kanë kërkuar një pasaportë të re shqiptare duke përdorur detaje të ndryshme personale.

Të fundit