Flash News

E-TJERA

E konfirmon Lori Hoxha: Grida Duma vjen të hënën në ‘prime time’ me Top Story

E konfirmon Lori Hoxha: Grida Duma vjen të hënën në

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, e cila dorëzoi disa ditëmë parë mandatin do të vijë në ekranin e televizionit Top Channel duke filluar nga e hëna.

Lajmin e ka konfirmuar vetë producentja e TCH, Lori Hoxha, me një postim në Instastory. Duma do të fillojë transmetimin e emisionit ‘Top Story’ duke filluar nga kjo e hënë dhe vjen në ekran në ‘prime time’.

E konfirmon Lori Hoxha: Grida Duma vjen të hënën në

Kujtojmë se Duma do të zërë vendin e gazetarit Sokol Balla, i cili u largua papritur nga Top Channel. Balla drejtonte çdo të hënë dhe të enjte “Real Story”, një emision ‘prime time’ i dedikuar aktualitetit, më së shumti ngjarjeve politike.

Të fundit