Flash News

E-TJERA

“E quante veten bisha”, Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës

“E quante veten bisha”, Hoxha flet për autorin e

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër për tragjedinë e ndodhur në Durrës, ku Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër, duke e cilësuar ngjarjen si një dramë që mund të ishte parandaluar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha theksoi se dinamika e aksidentit tregon për shpejtësi të lartë dhe humbje të kontrollit të mjetit, ndërsa viktimat ishin fëmijë që po luanin në një hapësirë lagjeje, ku sipas tij nuk lejohet lëvizje me shpejtësi.

"Tre fëmijë duke luajtur në rrugicën e lagjes, në trotuar, hapësira aty nuk të jep mundësi të drejtosh mjetin me shpejtësi të madhe. Shpejtësia ka qenë shumë e lartë dhe automjeti ka qenë jashtë kontrollit, sasia e alkoolit 0.7 miligram për litër, një përqindje shumë e lartë, ka qenë krejt jashtë kontrollit. Ajo që e bën më trishtuese, shkojmë te pjesa që, si është e mundur që këta lloj personazhi, për më tepër i kishte vënë nofkën vetes "bisha", i pëlqente ta quanin "bisha". 

E gjithë CV e personit dhe shkeljet, ishte shkelës i rregullt i Kodit Rrugor. Njeri problematik, i alkoolizuar, kishte konflikte me fqinjët, ka qenë shkelës permanent i Kodit Rrugor. Si ka mundësi që është lejuar të jetë kërcënim të rrugët e vendit? Është njeri që në tre raste i është hequr një muaj patentën, kur i duhej hequr fare.

Si ka mundësi, kur e sheh të njëjtin njeri, që përsërit të njëjtat shkelje, përbën rrezik për jetën e vet dhe për shoqërinë, një minë lëvizëse nëpër qytet. Mungesa e agjencive të zbatimit të ligjit, pasi është shkelës disa herë. Që nga 2020, përsërit të njëjtat shkelje dhe lejohet të lëvizë në qytet. E patë edhe makinën, nuk ishte makinë hallexhinjsh", deklaroi Hoxha.

Të fundit