Flash News

E-TJERA

E reja ndërroi jetë 4 ditë pas lindjes, reagon materniteti në Tiranë

E reja ndërroi jetë 4 ditë pas lindjes, reagon materniteti

Një 30-vjeçare ndërroi jetë sot thuajse 4 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjën e saj, një djalë të shëndetshëm 5 kg.

Për ngjarjen në fjalë, ka reaguar edhe materniteti “Koço Glozheni” ku e reja ka sjellë në jetë foshnjën. Në njoftimin e maternitetit thuhet se e reja ka krye një lindje natyrale normale dhe nuk ka shfaqur problem shëndetësore.

Pasi ka qëndruar 48 orë në maternitet, 30-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj në shtëpi.

Pas disa ditës, është paraqitur sërish në maternitet me probleme debulese, është shtruar në reanimacion por gjendja ëshrë rënduar shumë shpejtë.

Njoftimi i maternitetit:

SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.

Të fundit