Flash News

E-TJERA

E tradhtoi sjella e dyshimtë, kapet me 30 kg dro*ë i riu shqiptar në Itali

E tradhtoi sjella  e dyshimtë, kapet me 30 kg dro*ë i riu shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar pasi u kap me 30 kg marijuanë.

I riu u pikas pasi kryente veprime të dyshimta në një rrugë banimi në komunën e Ardeas dhe vendosën të hetojnë më tej.

Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë efektivët të shtrijnë kontrollin edhe në banesën e tij.

Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare, u gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg marijaunë të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh.

Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave kesh, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

Shqiptari dhe dy italianë u shoqëruan në burgun e Velletrit, në dispozicion të autoritetit gjyqësor në pritje të verifikimit.

Të fundit