Flash News

E-TJERA

“E vendosa te dera dhe ika”, i penduari i drejtësisë rrëfehet: Si u organizua sulmi me tritol ndaj Noizy-t

“E vendosa te dera dhe ika”, i penduari i drejtësisë

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka rrëfyer në seancën e parë në GJKKO, se si i vendosi tritol biznesit të Rigels Rajkut, i njohur si Noizy, dhe babait të tij.

Për ngjarjen e ndodhur në qershor të vitit 2022, Tafani tha se planifikimi i vendosjes së tritolit u bë pas zënkës mes Kleviol Ahmetit dhe Noizy-t.

“Ne rrinim në Astir, tek një shtëpi e Laert Haxhiut. Laerti ndiqte TikTok-un në atë kohë. Ndiqte Kleviol Ahmetajn, një çun lagjeje në Lushnje. Laerti e ndoqi nga TikTok, që Klevioli ishte zënë me Noizyn, kishte shkuar në Durrës, ku e kishin goditur. Laerti fliste me familjarët e vet. Ata i thanë që ju kishte ardhur keq, si e kishin goditur Kleviolin. Ngaqë ishin rritur bashkë, ishin shokë. Atëherë, vendosëm që t’i bënim diçka Noizyt.

Unë flisja edhe me vëllain e Laertit, i thashë do i vëmë tritol Noziyt. Ai na tha, është turp, ça thoni. Mos e bëni. Një moment tjetër Laertin e mori e ëma në telefon nga Gjermania. Po i thoshte, gjynah, si e goditën Kleviolin. Edhe motra po ashtu. Aty Laerti sikur u vu në sedër. Kur e merrte e ëma dhe motra ai nxihej. Aty na tha pastaj, shkoni bëjeni shpejt. Vendoseni tritolin”, tha Tafani.

Tafani më pas tregoi se si u organizua vendosja e tritolit.

“U la orari, të shkonim në orën 4. Ne e kishim tritolin në shtëpi. E kishim marrë në Tepelenë. Bëmë gati 1 kg, i ngjitëm me skoç, se i patëm ne tulla 200-300 gramëshe. Bëmë gati makinën. Në shtëpi ishin unë, Lulzim Spahiu e Laertin. Unë e Lulzimi bëmë makinën gati. Makina ime ishte ne kërkim. Patëm edhe një Benz të zi aty. Morëm targat e Benzit dhe ja vendosëm makinës sime. Jemi nisur nga ora 3 e mëngjesit. Rreth orës 4 shkuam në Durrës. Lulëzim Spahiu e dinte lokalin. Shkuam atje. Parkuam aty afër. Laerti tha t’ia hedhim në lokal Noizyt. Lokali ishte kat i dytë dhe kishte xhamat hapur. Unë shkova aty, por nuk po gjeja shkallët nga hipej. U ktheva te makina, i thashë Gëzimit, s'po gjej shkallët. Si përfundim i thashë, ta ve tek dyqani poshtë, dyqani i rrobave. Mirë tha, Laerti, aty vendoseni. E vendosa te dera, ndeza fitilin edhe ika te makina. Sa jemi larguar te shinat, një si kanal a urë, pa dalë në rrugë kryesore,  dëgjuam shpërthimin”, deklaroi Tafani.

Të fundit