Flash News

E-TJERA

E zuri guri gjatë punës në Borsh, 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra

 

E zuri guri gjatë punës në Borsh, 43-vjeçari humb

Adnan Hysi, 43 vjeçari që u plagos rëndë në një aksident në punë në një gurore në zonën e Borsh, ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve.

Ngjarja ndodhi gjatë procesit të punës, kur një gur me përmasa të mëdha u shkëput dhe e zuri poshtë drejtuesin e fadromës.

Për pasojë, 43-vjeçari pësoi dëmtime shumë të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Fillimisht, i plagosuri mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Të fundit