Flash News

E-TJERA

E zuri traktori poshtë, humb jetën shqiptari në Itali

E zuri traktori poshtë, humb jetën shqiptari në Itali

Një 66-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në rrugën ‘Bolsena’ në Trevi, Itali. Ai është shtypur nga traktori teksa ishte duke punuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca, por për fat të keq për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë më.

Për aksidentin është njoftuar edhe Prokuroria Publike Spoleto.

 

Të fundit