Flash News

E-TJERA

Eksperti i IT: “Aktiv1st” i PS synon manipulimin e votuesve më 14 maj

Eksperti i IT: “Aktiv1st” i PS synon manipulimin e votuesve më

Eksperti i IT, Gent Progni, tha se aplikacioni i socialistëve “Aktiv1st” përpos kontrollit dhe monitorimit të administratës, synon të manipulojë votat, teksa ndodhemi disa muaj larg zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Progni tha në Syri TV se punonjësit detyron të instalojnë aplikacionin dhe të hapin rrjete sociale në rast se nuk kanë.

“Kemi zbërthyer 70 mijë user-a. 90% e tyre kanë dalë aktivë në administratë. Ata aknë lënë të gjitha punët e administratës për të fituar pikë që të mos hiqen nga puna apo të marrin një punë më të mirë. IT i institucionit ta instalon me detyriom dhe nëse s’ke rrjete sociale t’i hap me detyrim”, tha Progni.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, publikoi dje listën me emrat e punonjësve dhe institucionit ku punojnë, të cilët janë pjesë e aplikacionit “Aktiv1st”. Mes tyre janë qindra policë e prokurorë që udhëhiqen nga “Aktiv1st” me ‘share’ e ‘like’ false.

Të fundit