Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi policin dhe djalin 8-vjeç, Engjëll Brahimi kërkesë autoriteteve kanadeze: Mos më dërgoni në Shqipëri, më vrasin

Ekzekutoi policin dhe djalin 8-vjeç, Engjëll Brahimi

Engjëll Brahimi i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze, që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes.

Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur Pishporo, në Fier. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10-vjeç.

Në atë kohë, Brahimi ishte i inatosur me policinë për vdekjen e vëllait të tij. Ky i fundit kishte mbetur i vrarë gjatë një përplasjeje me armë zjarri me autoritetet. Pasi ishte nisur për t’u hakmarrë ndaj tij, ai kishte vënë në shënjestër kreun e hetimeve penale në Fier, Astrit Braçe.

Kur Braçe po bënte plazh me familjen e tij, Brahimi i zuri pritë. Ai qëlloi me breshëri, por plumbat kapën 8-vjeçarin, ndërsa vetë polici arriti të largohej.

Të fundit