Flash News

E-TJERA

EMRI/ Kishte dalë të mblidhte kërpudha, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Kishte dalë të mblidhte kërpudha, vdes shqiptari në

Jani Gjoni, ka humbur jetën një ditë më parë në Piemonte, Itali pasi ka rënë nga një lartësi e madhe, rreth 50 metra, raportojnë mediat italiane.

Gjoni jetonte në Borgosesia me familjen e tij dhe kishte shkuar me një mik për të kërkuar kërpudha.

Fatkeqësisht ai ka rrëshqitur nga një shkëmb, në një zonë jo larg liqenit të Rimaskos, duke u plagosur për vdekje.

Ky është aksidenti i tretë me vdekje që përfshin gjuetarët e kërpudhave në Valsesia që nga fillimi i sezonit.

Të fundit