Flash News

E-TJERA

Erdhi me kalë nga Kurbini në protestë, demokrati: Nuk kisha para, është rritur bileta

Erdhi me kalë nga Kurbini në protestë, demokrati: Nuk kisha para,

Opozita organizoi sërish sot një protestë para Parlamentit, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

Një prej tyre tërhoqi vëmendjen pasi kishte ardhur i veshur me kalë dhe me veshje kombëtare

Mësohet se protestuesi kishte me kalë nga Kurbini vetëm për të marrë pjesë në protestë, ndërsa për Euronews Albania ka treguar se këtë zgjedhje e ka bërë pasi nuk kishte para për biletën.

“Kam ardhur nga Kurbini me kalë, s’kisha lek të vija me makina sepse është ngritur bileta 3-4 mijë lekë dhe unë s’kisha pare. Jam çuar në 4 të mëngjesit edhe hipa në kalin tim, kam ardhur drejt e këtu,” – tha 60-vjeçari.

Ai theksoi se proteston për bukën e gojës dhe padrejtësitë e kryeministrit Rama. Ai tregoi se nuk ka pension dhe nuk mund të operohet për sëmundjen nga e cila vuan për shkak të mungesës së të ardhurave.

 

 

 

Të fundit