Flash News

E-TJERA

Erdogan mbërrin të hënën në Tiranë, mban fjalim në seancën plenare të Kuvendit

Erdogan mbërrin të hënën në Tiranë, mban fjalim

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan do të mbërrijë të hënën  në Tiranë, për një vizitë zyrtare.

Mësohet se presidenti turk fo të marrë pjesën në seancën e parë plenare të Parlamentit për vitin 2022 që do të zhvillohet më 17 janar në orën  17:00. Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve shqiptarë.

Kujtojmë se presidenti turk vjen në Shqipëri për të inauguruar 524 apartamentet e ndërtuara në Bashkinë e Kurbinit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019.

Të fundit