Flash News

E-TJERA

Erdogan vjen në Tiranë, anulohet seanca plenare e së enjtes

Erdogan vjen në Tiranë, anulohet seanca plenare e së enjtes

Anulohet seanca plenare e së nesërmes, njofton parlamenti.

Nuk dihen arsyet e anulimit, por parlamenti njofton se seanca do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët. 

Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Faleminderit!”, njoftimi zyrtar nga Kuvendi.

Kujtojmë se neser presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu, sqarojme se xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.

 

 

 

 

 

Të fundit