Flash News

E-TJERA

Eric Wendt me 'sytë' nga Porto Romano: Do të jetë me shumë përfitime për NATO-n

Eric Wendt me 'sytë' nga Porto Romano:  Do të jetë me

Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt, ka raportuar sot para Senatit amerikan, ku ka paraqitur prioritetet e tij nëse konfirmohet në detyrë.

Wendt,u ndal edhe te Porto Romano, duke e konsideruar një port kyç dhe me shumë përfitime për aleancën e NATO-s.

“Shqipëria ka përmbushur shpenzimin 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen në NATO dhe tashmë janë zotuar që të përmbushin edhe premtimin për të shpenzuar 5 për qind për mbrojtjen. Kam besim se do të kemi shumë mënyra për të gjetur në mënyrë që të përfitojmë në disa drejtime në NATO, në mënyrë që të përmbushen edhe synimet aktuale të NATO-s.

Porto Romano është një portet kyçe atje, dhe nëse ndodh në të ardhmen që të kemi një port për kargo të sigurt, ai port do të jetë me shumë përfitime për NATO-n në të ardhmen dhe do të sjellë shumë përmirësime në infrastrukturë, në atë port. Pasi të konfirmohem dhe të shkel tokën shqiptare, besoj shumë në atë që shikoj në terren”, u shpreh ai.

Të fundit