Flash News

E-TJERA

"Mishërojnë shpirtin luftëtar të heroit", Eric Wendt përmend Skënderbeun në Senatin amerikan

"Mishërojnë shpirtin luftëtar të heroit", Eric

Kandidati i SHBA-ve për detyrën e ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt, mbajti fjalën e tij para Senatit amerikan ku tregoi prioritetet dhe objektivat që ka nëse konfirmohet në detyrë.

Wendt tregoi për përvojën e tij dhe u ndal veçanërisht te bashkëpunimi  ushtrinë shqiptare gjatë misioneve të NATO-s dhe në Afganistan, duke i krahasuar trupat ushtarakë me shpirtin luftarak të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

"Ndërsa drejtoja forcat e NATO-s, trupat shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe punova me ta në terren. Në Afganistan, shërbeva me trupat shqiptare. Zbulova se ushtarët e forcave speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftëtar të heroit shqiptar Skënderbeu dhe vetë populli shqiptar është një popull krenar, punëtor dhe mikpritës", kandidati për ambasador në Shqipëri.

Wendt tha se ndihet i nderuar nga besimi i Presidentit Trump në këtë pozicion.

"Jam i nderuar nga besimi i Presidentit Trump në këtë pozicion. Për më shumë se 34 vjet kam shërbyer Shteteve të Bashkuara si ushtar. Kam kaluar vite në këmbësori dhe si 'Beretë e Gjelbër'", deklaroi ai.

Të fundit