Flash News

E-TJERA

Erisa Xhixho rrëfen ëndrrën e lënë përgjysmë dhe hyrjen e papritur në politikë

Erisa Xhixho rrëfen ëndrrën e lënë përgjysmë

Në podcastin “ELEVATE” by Floriana Garo, deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho vjen ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në politikë.

Ajo rrëfen momentet më të rëndësishme të jetës së saj, nga fëmijëria dhe ëndrra për aktrim, te hyrja në politikë dhe sfidat në një ambient të dominuar nga burrat.

Xhixho ndalet edhe te raporti me familjen, vendimet që i ndryshuan jetën, si dhe zgjedhja për të qëndruar në Shqipëri, edhe pse pati mundësinë të jetonte jashtë vendit. 

Pjesë nga intervista:

Garo: Sa vjeç ishe?

Xhixho: Unë isha 17 vjeç, 17-18 vjeç, në vit të katërt. E vumë shfaqjen te Black Box-i i Akademisë së Arteve dhe më kishte ardhur gjithë fisi. E kemi dhënë pesë-gjashtë herë dhe unë e kam shijuar shumë. Regjisorët më thoshin se duhet të vazhdoja aktrimin, që kisha prezencë dhe aftësi.

Garo: Pra familja të nxiste drejt një tjetër rruge?

Xhixho: Patjetër. Mami ishte juriste dhe donte që të vazhdoja drejtësinë. Edhe mua më pëlqente ligji, debatet, argumenti. Por teatri ka qenë gjithmonë pasioni im.

Garo: Të mbeti merak aktrimi?

Xhixho: Jo, nuk më mbeti peng, por është një gjë që e kam shumë për zemër. Teatri më ka pëlqyer gjithmonë më shumë se filmi.

Garo: Politika erdhi vetë tek ti apo shkove ti drejt saj?

Xhixho: Erdhi vetë. Unë vij nga një familje ku askush nuk ishte marrë me politikë. Në atë kohë më telefonoi Monika Kryemadhi dhe më ftuan të angazhohesha në themelimin e LSI-së. Fillimisht nuk e shihja si diçka të madhe, por më pas u përfshiva te LRI-ja dhe aty nisi gjithçka.

Garo: Po studimet? Të merrte kohë politika?

Xhixho: Shumë. Sidomos kur u zgjodha kryetare e LRI-së në vitin 2005. Angazhimi ishte i përditshëm.

Garo: Ke tentuar edhe të jetosh jashtë Shqipërisë…

Xhixho: Po, shkova një muaj në Gjenevë, te motra ime, por nuk më ngjiti. Nuk e ndjeva veten mirë atje. Ishte një qetësi që nuk më përshtatej. Vendosa të qëndroja këtu dhe nuk jam penduar.

 

Të fundit