Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e PD në Apel, Boçi: Është nul, stisje për të larguar vëmendjen nga situata

Çështja e PD në Apel, Boçi: Është nul, stisje

Kandidati i PD për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet vendore të 14 majit, Luçiano Boçi, komentoi gjyqin e 3 marsit në Apel për vulën e Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Boçi tha se çështja në Apel është nul, stisje për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë Rama. Demokrati u shpreh se Rama ashtu siç ka vepruar me ndërkombëtarët, ka korruptuar edhe gjykatën.

“Situata në PD është e qetë, ashtu siç ka qenë. Këtu s’ka një çështje juridike për tu trajtuar sepse kjo është nul. Në rastin konkret ndryshimet duhet të regjistrohen dhe të futen në partinë politike. Kemi një stisje të një pale ankimuese të palës në apel. Opozita nuk ka në fokus zgjedhjet lokale, është e përqendruar tek çështja e vulës.

Autori i stisjes i kësaj situate madje i shtyrë dhe tani në 3 mars është Rama për të larguar vëmendjen e publiku nga situata. Nuk ka ngjarje juridike është nul dhe nuk pritet ndonjë vendim. Rama duke arritur të korruptojë ndërkombëtarët ka korruptuar dhe këtë. Vendimi mund të jetë shtyrje, rikthim në gjykim dhe ne s’mund të diskutojmë një çështje që s’duhet të ekzistojë juridikisht, sepse s’ka është stisur nga fillimi deri në fund. S’mund të diskutojmë mbi baza alogjike. Ku ka interes publik këtu, Rama ka shkelur çdo interes publik”, tha Boçi.

Të fundit