Flash News

E-TJERA

Çështja “McGonigal”, gazetari nga Kosova: Krim, nëse vërtetohet se Rama ka dhënë para për të shkatërruar opozitën

Çështja “McGonigal”, gazetari nga Kosova: Krim,

Gazetari dhe ish deputeti nga Kosova, Milaim Zeka ka komentuar çështjen “McGonigal” dhe akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka korruptuar një ish-zyrtar të FBI-së.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Zeka deklaroi se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një teatro të aktorëve politik.

Sipas tij, kryeministri Rama mund të zgjedhë që të mos përgjigjet në Parlament për çështjen “McGonigal” dhe mund të japë sqarime në studio televizive.

Milaim Zeka: Të merrej në pyetje Dorian Duçka dhe Neza. Unë e kam thënë që Agron Neza ka qëndruar më shumë me njerëz të opozitës, nga Rudina Hajdari deri tek personazhet e tjera. S’mund të dalë Berisha të thotë që nuk e njohë Agron Neza. Unë e kam thënë, në aspektin juridik duhet parë ligji nëse Rama e ka takuar McGonigal pa prezencën e shefit të SHISH. Ky është krim moral, ndërsa krim juridik është nëse vërtetohet që Rama ka dhënë paratë për të shkatërruar opozitën.

 

Të fundit