Flash News

E-TJERA

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve, KLGJ del me deklaratë, por i referohet si "subjekt politik"

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve, KLGJ del me deklaratë, por i

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve, duke i cilësuar ato si cënim të figurës dhe dinjitetit të tyre, si dhe si një rrezik për pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në një deklaratë publike, KLGJ thekson se në një shoqëri demokratike gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit dhe funksionet e tyre duhet të ushtrohen të pavarura, por në asnjë paragraf nuk i referohen kryeministrit Rama.

"Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse", deklaron KLGJ.

Të fundit