Flash News

E-TJERA

Sulmet në Izrael, reagon Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar i lënduar

Sulmet në Izrael, reagon Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar i

Pas situatës së tensionuar në Izrael dhe goditjeve me raketa të Hamasit, ka reaguar Ministria e Jashtme shqiptare.

Kjo e fundit thotë se deri tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmet, teksa i bën thirrje të kontaktojnë në numrin e telefonit të ambasadës shqiptare në Izrael dhe të ndjekin udhëzimet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit:+972 54-4806601”, njofton ministria.

Të fundit