Flash News

E-TJERA

Sulmet ruse në Kiev godasin kompleksin ku banon ambasadori shqiptar

Sulmet ruse në Kiev godasin kompleksin ku banon ambasadori shqiptar

Sulmet e fundit ruse mbi Kiev kanë prekur edhe zonën ku jeton ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo. Kompleksi rezidencial ku ai banon është goditur gjatë një vale sulmesh me raketa balistike dhe dronë, duke rrezikuar seriozisht jetën e diplomatit shqiptar. Pamje nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në godinë pas shpërthimeve.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi ashpër sulmet, duke i cilësuar si një akt të papranueshëm kundër objektivave civile dhe një përshkallëzim të mëtejshëm të agresionit rus në Ukrainë.

Sipas deklaratës, sulmet jo vetëm që kanë vënë në rrezik civilët, por edhe personelin diplomatik të akredituar në Kiev, çka konsiderohet shkelje e rëndë e sigurisë dhe normave ndërkombëtare.

Autoritetet shqiptare theksuan se bombardimet ndaj zonave të banuara tregojnë edhe njëherë pasojat njerëzore të luftës që vijon prej më shumë se katër vitesh në Ukrainë.

Të fundit