Flash News

E-TJERA

Eurobarometri: 80% e shqiptarëve i besojnë BE-së, Serbia mbetet më skeptikja

Eurobarometri: 80% e shqiptarëve i besojnë BE-së, Serbia mbetet

Sipas Standard Eurobarometer, qytetarët e Ballkanit Perëndimor shfaqin në përgjithësi një nivel të lartë besimi ndaj Bashkimit Evropian, me Serbinë që mbetet përjashtimi kryesor në rajon.

Anketa është zhvilluar në mars–prill dhe është publikuar më 8 maj.

Në Shqipëri, mbështetja për BE-në është më e larta në rajon, shkruan European Western Balkans. Plot 80% e qytetarëve shprehen se i besojnë Bashkimit Evropian, ndërsa vetëm 16% nuk i besojnë. Po ashtu, 84% e shqiptarëve mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë, ndërsa vetëm 5% e shohin si gjë të keqe.

Në Kosovë, shifrat janë gjithashtu shumë të larta: 75% e qytetarëve i besojnë BE-së dhe 17% nuk i besojnë. Ndërsa 66% e konsiderojnë anëtarësimin në BE si pozitiv.

Në Mal të Zi, 65% e qytetarëve shprehin besim ndaj BE-së, ndërsa 31% nuk e besojnë. Sa i përket anëtarësimit, 66% e shohin si një zhvillim të mirë.

Në Maqedoninë e Veriut, niveli i besimit është 60%, ndërsa 38% nuk i besojnë BE-së. 62% e qytetarëve e konsiderojnë anëtarësimin si gjë të mirë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbështetja është më e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit: 56% i besojnë BE-së, ndërsa 40% nuk i besojnë. Vetëm 48% mendojnë se anëtarësimi do të ishte pozitiv.

Ndërkohë, Serbia mbetet e vetmja vend me prirje më të theksuar skeptike: vetëm 36% e qytetarëve i besojnë BE-së, ndërsa 59% shprehen mosbesues. Po ashtu, vetëm 35% e konsiderojnë anëtarësimin në BE si një gjë të mirë.

Në nivel të Bashkimit Evropian, 51% e qytetarëve shprehin besim ndaj Unionit, ndërsa 43% nuk i besojnë.

Të fundit