Flash News

E-TJERA

Fanse e Ramës dhe diktatorit Hoxha, avokatja e mohon: S’jam as majtas, as djathtas

Fanse e Ramës dhe diktatorit Hoxha, avokatja e mohon: S’jam as

Valentina Teodoresku u caktua nga GJKO, avokate e kryedemokratit Sali Berisha në procesin e nisur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në profilin e saj në Facebook, Teodoresku dukej që ishte një fanse e zjarrtë e kryeministrit Rama dhe diktatorit Enver Hoxha.

Megjithatë, avokatja nuk ka nguruar ta mohojë këtë. E kontaktuar nga emisioni “Kafe Shqeto” në Syri Tv dhe e pyetur nëse janë të vërteta, Tedoresku i mohoi.

“Ato që thoni, t'i mbani për vete. Duhet t'ju vijë turp unë nuk jam me asnjë. As majtas, as djathtas. Ku keni të drejte të gjykoni llogarinë time, do të shkoj në gjykatë”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës telefonike, avokatja tha se “sa të jem gjallë dhe sa të ketë nevojë për Saliun, do ta mbroj”.

 

Të fundit