Flash News

E-TJERA

Çfarë “fsheh” xhamia e Namazgjasë?, Pedagogu: Jo çdo ndërtesë që ka një kube e dy-tri minare, është vërtet xhami

Çfarë “fsheh” xhamia e Namazgjasë?, Pedagogu: Jo

Xhamia e Namazgjasë e cila nisi të ndërtohej në 20 prill 2013, duke kaluar një kalvarë të gjatë për të përfunduar, më në fund do të hap dyert ditën e sotme për të gjithë besimtarët mysliman.

Financimi i kësaj xhamie është marrë përsipër nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria turke për besimtarët myslimanë e Shqipërisë.

Mirëpo jo çdo ndërtesë që ka një kube e dy-tri minare, është vërtet xhami, shprehet pedagogu Edvin Cami.

Në një postim në Facebook ai ka treguar historinë e të ashtuquajturës Xhamia e Duhanit.

Kjo ndërtesë nuk është një xhami. Ajo është ndërtuar në vitin 1908 në Drezden, si fabrikë duhani, nga industrialisti Hugo Zietz dhe arsyeja se pse i ngjan një xhamie është pasi projektuesi dëshironte që fabrika të nderonte vendin e origjinës së duhanit, që në atë kohë i përkiste Perandorisë Osmane. Natyrisht, bën pjesë këtu edhe joshja që prodhonte në Perëndim Orienti i asaj kohe. Kështu, ndërtesa filloi të njihej mes njerëzve me emrin "Tabakmoschee" (Xhamia e Duhanit). Edhe sot e kësaj dite, kjo ndërtesë stolis pamjet panoramike të qytetit të Drezdenit dhe është kthyer në një simbol të tij”.

Pedagogu vijon më tej teksa shprehet se xhaminë e vërtetë e bëjnë të tillë qëllimet e mira të njerëzve që përfshihen për ndërtimin e saj, të udhëhequrit nga synime shpirtërore e jo tokësore.

Përndryshe, shprehet pedagogu, minare, kube e kaligrafi gjen edhe në pallate sulltanësh e në fabrika duhani nga Drezdeni gjer në Buhara e Samarkandë.

“Me këtë rast, sjell ndër mend se jo çdo ndërtesë që ka një kube e dy-tri minare, është vërtet xhami. Po kështu, një ndërtesë mundet të shërbejë si xhami edhe pa pasur kube dhe minare fare.

Xhaminë e vërtetë e bëjnë të tillë qëllimet e mira të njerëzve që përfshihen për ndërtimin e saj, të udhëhequrit nga synime shpirtërore e jo tokësore, si dhe respektimi i të drejtave të gjithkujt që punon e kontribuon për ndërtimin e saj, duke nisur që nga shpërblimi i djersës së projektuesve e të punëtorëve, gjer te zhdëmtimi i duhur për pronarët e truallit dhe respektimi i pronarëve fqinjë të ndërtesës.

Këto janë ato që e bëjnë xhaminë xhami. Përndryshe, minare, kube e kaligrafi gjen edhe në pallate sulltanësh e në fabrika duhani nga Drezdeni gjer në Buhara e Samarkandë.”

 

Të fundit