Flash News

E-TJERA

Favorizuan ndërtimet pa leje në Sarandë, Gjykata zbut masat për 2 policët, në burg vetëm biznesmeni

Favorizuan ndërtimet pa leje në Sarandë, Gjykata zbut masat

Gjykata e Sarandës ka lehtësuar masat e sigurisë për dy efektivët e Komisariatit të Sarandës, Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të hetimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje.

Me vendim të gjyqtarit Shkëlzen Licaj, masa “arrest në burg” për dy ish-specialistët e zonave u zëvendësua me “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për ish-shefin e krimeve në Komisariatin e Sarandës, Blerim Tafçiu, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në shtëpi”.

Po ashtu, në fuqi mbeti edhe masa “arrest në burg” për pronarin e hotelit “Oasis”, Alqi Papa, i cili dyshohet se ka ndërtuar pa leje një kat shtesë në hotelin e tij në rrugën “Butrinti”.

Në lidhje me këtë çështje vijojnë të jenë në kërkim katër ish-zyrtarë të IMT-së në Sarandë, një ish-oficer policie dhe tre pronarë objektesh, të dyshuar për ndërtime të paligjshme.

Të fundit