Flash News

E-TJERA

Federata Shqiptare e zbulon gabimisht, Shqipëria po tenton të “rrëmbejë” Ron Raçin nga Kosova

Federata Shqiptare e zbulon gabimisht, Shqipëria po tenton të

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka nisur lëvizjet për të afruar në Kombëtare mbrojtësin e Hajduk Split, Ron Raçi.

Mbrojtësi 23-vjeçar nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje zyrtare me Kosova, ndërsa deri tani numëron vetëm një paraqitje në një takim miqësor, atë të qershorit 2025 ndaj Ishujve Komore, ku ishte aktivizuar si titullar.

Trajneri Franco Foda e kishte përfshirë gjithashtu në listë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit në muajin tetor, por Raçi nuk mori minuta në përballjen ndaj Suedisë dhe në sfidat e tjera mbeti vetëm pjesë e listës së zgjeruar.

Në këto kushte, Federata Shqiptare e Futbollit duket se po përpiqet të shfrytëzojë situatën për ta bindur mbrojtësin të zgjedhë Shqipërinë.

Në videon prezantuese të trajnerit të ri Ronaldo Maran, në sfond u vu re një tabelë me emra lojtarësh që po monitorohen nga stafi kuqezi, mes tyre edhe ai i Raçit.

Në të njëjtën listë përmendeshin edhe futbollistë të tjerë që Shqipëria synon t’i afrojë, si Brajan Gruda dhe Mërgim Berisha.

Mbetet ende për t’u parë nëse Raçi do të vendosë të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa përgjigjja mund të vijë që në grumbullimet e ardhshme për ndeshjet miqësore të qershorit

Të fundit